Një shpërthim dhe një zjarr i dimensioneve të mëdha ka përfshirë, gjatë natës, portin e Ankonës në Itali. Zjarri filloi në një kapanon rreth mesnatës, për shkaqe ende të panjohura dhe u përhap në një territor më të gjerë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, duke parë edhe orën e vonë, por banorët afër portit përjetuan momente paniku, ku disa kujtuan edhe pamjet tmerruese të shpërthimit në portin e Beirutit.
Autoritetet italiane kanë vendosur mbylljen e shkollave dhe universiteteve, si dhe të parqeve, për shkak të tymit që me orë të tëra ka mbuluar qiellin sipër qytetit bregdetar.