Shenja plumbash në mure, gjithçka e shkatërruar dhe dëmtuar, brenda shtëpisë së 71-vjeçarit në Elbasan

AKTUALITET


Dyer të shqyera, me dhjetëra shenja plumbash, mure të gërryera dhe sërish me shenja predhash. Gjithçka e shkatërruar në shtëpinë e 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan, i cili u vra pas disa orës shkëmbim zjarri me policinë dhe forcat RENEA.

Gazetarja Dorjana Bezat ka qenë në këtë banesë dhe ka sjellë për “BalkanWeb” pamjet që tregojnë atë çfarë ndodhi për më shumë se 5 orë në këtë banesë, ku sipas policisë kishte dhe eksploziv.

Por ajo që bie në sy është dhe një hartë e Shqipërisë në korridorin e banesës, e cila ka mbetur e paprekur, ndonëse shenjat e ‘luftës’ së një dite më parë janë kudo të dukshme. Shtëpia e familjes që kishte 5 vjet që kishte ardhur në këtë lagje, duket tepër modeste dhe larg çdo luksi.

Në ballkon duken dhe shenjat e gjakut, çka tregon dhe vendin ku është qëlluar 71-vjeçari.



Skip to toolbar