Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se në fund të vitit 2019 figurojnë 83 mijë të punësuar më shumë në biznesin e vogël sesa në 2013.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS Balla thekson se për këtë shifrat e ekonomisë flasin vetë dhe janë të dokumentuara në regjistrat e llogarive të shtetit.
Sipas Ballës, rritjen e konfirmojnë edhe vetë Saliu dhe Luli, të cilët kanë shtuar bizneset e tyre gjatë këtyre shtatë viteve.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
MIRËMËNGJES 😊
shifrat e ekonomisë flasin vetë dhe janë të dokumentuara në regjistrat e llogarive të shtetit, ku në fund të vitit 2019 figurojnë 83 mijë të punësuar më shumë në biznesin e vogël sesa në 2013. Madje këtë e konfirmojnë edhe vetë Saliu dhe Luli, të cilët kanë shtuar bizneset e tyre gjatë këtyre shtatë viteve.