“Shqipëria shpresoj të bëjë segmentin e fundit me qëllim që komisioni të marrë vendimin për konferencën ndërqeveritare ndoshta në fund të këtij viti”- deklarata vjen nga ambasadori i BE, Luigi Soreca në Kukës. Duke komentuar zhvillimet politike në Shqipëri, Soreca shprehu keqardhje për mungesën e konsensusit për reformën zgjedhore.
“Ne kemi vite që flasim me Shqipërinë dhe BE flet me Shqipërinë. Vendimi i marrë në Mars për negociatat u mor në një moment të vështirë. Shumë kushte janë përmbushur dhe Shqipëria është shumë afër plotësimit të të gjitha prej tyre. Kam mirëpritur vendimin e Presidentit dhe Parlamentit për nxjerrjen e dy vendeve vakant për Gjykatën Kushtetuese.
KLGJ duhet të bëjë vlerësimin dhe ky është një kusht që duhet të përmbushet në javët në vijim për fatin e konferencës së parë ndërqeveritare. Marrëveshja e 5 qershorit është një hap i rëndësishem. Shqipëria shpresoj të bëjë segmentin e fundit me qëllim që komisioni të marrë vendimin për konferencën ndërqeveritare ndoshta në fund të këtij viti. Ju e dini qendrimin e BE për reformën zgjedhore. Ne kemi punuar për marrëveshjen dhe u përmbush kushti për administratën zgjedhore. Ne kemi shprehur keqardhjen që mazhoranca vijon punen pa konsesus dhe është e rëndesishme që të gjendet konsensusi mes palëve. Duhet të punojnë fort që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme”, është shprehur Soreca.” u shpreh Soreca.
“S’mund të martohemi, nëse nuk flasim”, tha kryeministri Edi Rama të dielën, teksa fliste për negociatat e Shqipërisë me BE-në.
“Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër me Evropën. Sikur duam të martohemi, por nuk flet. Ne duam të martohemi me ju, por duhet të flasim. Ne duhet të bëhemi shtete të besueshme demokratike”- shtoi ai.