Sulmet e Ramës ndaj Metës, Kryemadhi: Ftesë për pazar

Më të fundit


Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi komentoi debatin mes Presidenti Meta dhe kryeministrit Rama. Kryemadhi tha se sulmet e Ramës ndaj kreut të shtetit, tregojnë friken e panikun e këtij të fundit.

“Dua t’ju theksoj që debati midis Presidentit dhe kryeministrit në ikje është në këndvështrimin tim për aq sa i njoh të dy personat mund të them që tek PS-ja apo tek elektorati i majtë, angazhimi i Z. Rama me aq devotshmëri kundër Presidentit të Republikës nuk tregon gjë tjetër veçse frikën dhe panikun që ka ai, por frikën dhe panikun ai nuk është se e ka ndaj opozitës sepse përballja që do të ketë më 25 prill është e pashmangshme për të, por ajo që mendoj unë.

Reagimet e Z. Rama në mënyrë të tillë, mund të themi tangente, duke bërë skip probleme që janë inceneratorët, rafineritë, e tjera, tjera, por që sot prekja dhe rrënimi i Kushtetutës janë shumë më të rënda se këto që flasim ne, këto kanë ndodhur për shkak se nuk funksionon sistemi i Drejtësisë, nuk funksionon Reforma në Drejtësi dhe ajo që dua të theksoj dhe përsëris dhe njëherë është që sulmet që i bën Z. Rama Z. Meta unë i shikoj si një ftesë për të hyrë dhe për bërë Pazar për kokën e tij, por këtu nuk është çështje pazari për të shpëtuar kokën e Ramës, këtu bëhet fjalë për të shpëtuar shqiptarët dhe rininë shqiptare e cila çdo ditë dhe më shumë po largohet nga Shqipëria, shpopullimi i Shqipërisë sot është një nga problemet më kryesore, largimi i vëmendjes nga problemet kryesore të Z. Rama, në fakt tregojnë jo vetëm mungesën jo vetëm të alternativës, por dhe mungesën e hapësirave që ai do të ketë në të ardhmen.



Skip to toolbar