Rimbursimi i gjobave për ata që shkelën lejen e qëndrimit jashtë vendit

EKONOMI


Qytetarët të cilët janë gjobitur në shtetet e huaja gjatë periudhës së izolimit, nga data 1 mars deri më 1 qershor për tejkalimin e afatit të qëndrimit në këto shtete duhet të aplikojnë për rimbursim deri më datë 10 dhjetor. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se të gjithë ata persona që kanë aplikuar por që ende nuk kanë plotësuar mangësitë e dokumentacionit të tyre duhet t’i dërgojnë ato pranë kësaj drejtorie përmes shërbimit postar ose nëpërmjet adresës së email-it ([email protected]) brenda afatit.26 milionë lekë të reja është fondi i përcaktuar nga shteti për rimbursimin e gjobave që kanë marrë shtetasit shqiptarë jashtë vendit për shkelje të afatit të lejes së qëndrimit.

Efekti financiar prej 26 milionë lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2020, dhe ky fond tashmë i ka kaluar Ministrisë së Financave, në zërin e shpenzimeve operative.

 Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve: Çdo individ, qytetar shqiptar, që është gjobitur në shtetet e huaja, për arsyen e mësipërme, duhet të dërgojë: mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të përkthyer dhe noterizuar; formularin e vendosjes së gjobës nga policia kufitare;vetëdeklarim për pëlqimin e individit për verifikimin e hyrje-daljeve të tij kufitare nga sistemi TIMS,sipas formatit të përcaktuar (sipas formatit bashkëlidhur njoftimit);fotokopje të dokumentit të identifikimit të individit (pasaportë, kartë identiteti);të dhënat individuale të llogarisë bankare në Lekë (emër banke dhe IBAN);numër kontakti personal ose adresë email.



Skip to toolbar