Gurët mbi qendrën shëndetësore në Elbasan, Manastirliu:E dënoj me forcë

AKTUALITET


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas sulmit me gurë që i është bërë qendrës shëndetësore në Lagjen Skënderbej në Elbasan.

Ajo e dënon me forcë këtë akt të dhunshëm që shprehet se frymëzohet prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha. Manastirliu thotë se secili mjek dhe infermier ndryshe nga ky reagim, meriton sot mbështetje.

STATUSI I PLOTE
Gurët e hedhur sot mbi qendrën shëndetësore në Lagjen Skënderbej në Elbasan, të cilën vetëm pak muaj më parë e rindërtuam me standardet më të mira pas braktisjes prej 4 dekadash, janë një akt agresioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, të frymëzuar prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.

Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm, dhe mbështes me forcë punën e çdo mjeku e infermieri që shërben me përkushtim në këto kohë të vështira, në çdo cep të Shqipërisë.
Bluzat e bardha meritojnë mirënjohjen tonë dhe jo dhunën verbale të kujt ka humbur busullën.



Skip to toolbar