Nis vaksinimi ndaj gripit tek edukatorët dhe mësuesit

AKTUALITET


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vizituan sot kopshtin nr. 26 në Tiranë, ku filloi vaksinimi ndaj gripit në vendet e punës.

Ministrja Manastirliu thekson se kjo do të jetë një tjetër barrierë mbrojtëse për grupet e riskuara në kohë pandemie ndërkohë që Shqipëria 4-fishoi këtë vit numrin e vaksinave ndaj gripit.

Ajo shtoi se të gjitha dozat e vaksinës janë shpërndarë nëpër qendra shëndetësore.

“Edhe 230 mijë doza të vaksinës kundër gripit falas që kanë mbërritur dy ditë më parë janë shpërndarë në qendra shëndetësore, pjesë e sasisë prej 380 mijë vaksinash që qeveria i financoi falas, për të siguruar vaksinimin e sigurt të të moshuarve, të sëmurëve kronikë dhe grupet e tjera të riskut, mes të cilave edhe një kategori e ndjeshme për ne siç janë edukatoret dhe arsimtarët. Eshtë një moment i rëndësishëm për të kujtuar edhe njëherë të gjithë qytetarët që janë në grupet e riskut, për t’u lidhur me mjekun e familjes dhe për të bërë vaksinën kundër gripit falas në qendrën tuaj shëndetësore”, tha Manastirliu.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj theksoi se vaksina ndaj gripit shpërndahet në mënyrë efektive dhe me këtë mënyrë lehtësohet sistemi shëndetësor që po vuan nga pandemia. dhe shtrimet nga COVID-19.

“Është shumë e rëndësishme që ta lehtësojmë sistemin nga mbivendosja e disa sfidave dhe le të fokusohemi te Covid, sepse vaksina e gripit ekziston, mund të shpërndahet në mënyrë efektive, brenda pak ditëve në rreth gjysmë milionë banorë, sidomos grupet vulnerabël, të moshuarit, ata që kanë sëmundje kronike dhe ata që shërbejnë në front kur vjen puna te trajtimi i fëmijëve, qofshin mësuesit, edukatoret apo edhe ndihmëset, sanitaret që ne kemi nëpër çerdhe dhe kopshte”, theksoi Veliaj.



Skip to toolbar