Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin nacional Korçë-Pogradec, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Lumalas.
Aksidenti ka pësuar lëndime drejtuesi i mjetit, por pa pasoja për jetën.
Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe lagështira në rrugë. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.