Shkrumbohen 3 lokale në qendër të Shkodrës

AKTUALITET


Një zjarr masiv ka shkrumbuar tre lokale në qendër të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të teatrit “Migjeni”. Zjarri ka rënë rreth orës 3:25 të mëngjesit. Tre lokalet janë djegur totalisht ndërsa nuk ka asnjë person të lënduar.

Ngjitur me lokalet ndodhet një pallat ashensorit i të cilit ka marrë flakë duke e përhapur me pas më shpejtësi tek tre bizneset që u dogjën plotësisht. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se sipas hetimeve paraprake është vaji i ashensorit shkaku i këtij zjarri.


Ky ashensor shërbente vetëm për një lokal që ndodhet në katin e fundit të pallatit dhe jo për banoret gjë e cila ka bërë qe banesat e pallatit të shpëtojnë pa u djegur. Ne vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse duke bërë shuarjen e flakëve, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.




Skip to toolbar