Kush është i penduari që rrëfeu për dy vrasjet

AKTUALITET


Personi në foton e mëposhtme është Luftar Reci, i dënuari që ka bashkëpunuar me drejtësinë për zbardhjen e dy vrasjeve ndodhur 15 vite më parë ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Salihut.

Policia e Shtetit finalizoi një ditë më parë operacionin e koduar ‘’Asgjë nuk harrohet’’ në zbatim të masave të sigurisë dhe urdhër-ndalimit nga SPAK për autorët e dyshuar për vrasjet e 15 viteve më parë ndaj Klodian Saliut e Vajdin Lamajt.

Sipas Policisë, janë ekzekutuar 4 masa sigurie arrest me burg dhe një urdhër ndalim i lëshuar nga SPAK, ndërkohë vijojnë në kërkim ndërkombëtar vetëm 2 prej të akuzuarve, Lulzim Berisha e kunati i tij Plarent Dervishaj.

Deri më tani Policia ka mundur të sigurojë kapjen e 5 prej autorëve të dyshuar, Emiljano Shullazin që ndodhej në burg, Indrit Taullain që u arrestua në Kosovë dhe pritet ekstradimi, Viktor Ymerin, shtetasin me inicialet I.R, që është ndaluar si dhe Luftar Reçin.



Skip to toolbar