Venecia ‘noton’ mbi ujë

AKTUALITET


Në Venecia janë rikthyer sërish përmbytjet, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë për një ‘situatë të tmerrshme’ një vit pasi qyteti pësoi një miliard paund dëme gjatë baticave.

NIveli i ujit është rritur me një maksimum prej 138 centimetra. Sistemi i barrierave nuk u aktivizua dhe një pjesë e qytetit u përmbyt.


Gjatë baticës, alarmi u ngrit nga Prokurori i Bazilikës së San Marcos, i cili foli për një  “situatë të tmerrshme”.

Të hënën, autoritetet kishin bërë një parashikim prej më pak se 125 centimetrash, mbi bazën e të cilave nuk kishte filluar procedura për aktivizimin e barrierave.

Por në mëngjesin e vonë të së martës, situata u përkeqësua dhe parashikimi u përditësua në 135 centimetra. Shumë vonë për të vënë në lëvizje makinerinë organizative “Mose”.




Skip to toolbar