Si po shpërndahen vaksinat anti-Covid nëpër botë

CORONAVIRUS


Zhvilluesit e vaksinave, që kanë raportuar tashmë rezultate premtuese të Fazës III kundër Covid-19, vlerësojnë se mund të prodhojnë doza të mjaftueshme, për më shumë se një tëtretën e popullsisë së botës, deri në fundin e vitit 2021.

Por sipas vlerësimeve nga Duke Global Health Innovation Center në Durham të Karolinës sëVeriut, SHBA, shumë njerëzve me të ardhura të ulëta, mund t’u duhet të presin deri në vitin 2023 apo 2024 për vaksinimin.

Krijuesit e 3 vaksinave – AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna – vlerësojnë se kanë një kapacitet prodhimi prej 5.3 miliardë dozash për vitin 2021, të cilat do të mund të mbulojnë midis 2.6 miliard dhe 3.1 miliard njerëz, në varësi të faktit nëse vaksina e AstraZeneca do të jetë në 2 doza apo 1 dozë e gjysmë.

Dhe një vaksinë e krijuar nga Qendra Kombëtare e Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë në Moskë, mund të mbulojë 500 milionë njerëz të tjerë brenda 1 viti jashtë Rusisë. 27 shtetet anëtare të Bashkimi Evropian, së bashku me 5 vende të tjera të pasura kanë porositur rreth gjysmën e tyre.

Këto vende, përbëjnë për vetëm rreth 13 për qind të popullsisë globale. Nëse 6 vaksina tëtjera kandidate përfshihen në këtë llogari, totali i dozave të cilat do të prodhohen deri në fundtë vitit të ardhshëm rritet në 7.4 miliardë, me zgjerimin e opsioneve për 2.9 miliardë dozashtesë.

Nëse llogariten sipas dozave për frymë, kryeson Kanadaja me afro 9 doza për person.

“Kanadaja ka bërë pikërisht atë që presim nga një vend me të ardhura të larta”- thotë Andrea Tejlor nga Duke Global Health Innovation Center. Por kjo do të thotë që dozat nuk do të shpërndahen në mënyrë të barabartë.

Marrëveshjet me prodhuesit lokalë, kanë gjithashtu gjasa të përcaktojnë se ku do shkojnë dërgesat e para me vaksina. Për shembull, India, ka siguruar më shumë se 2 miliardë doza të vaksinës, kryesisht falë qasje në kapacitetet prodhuese të Institutit Serum në Indi, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë.

Kjo gjë pakëson sasinë në dispozicion për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Shumica e këtyre vendeve, duket se po mbështet nga kontributet e COVAX, një fond i përbashkët për shpërndarjen e barabartë të vaksinave anti-Covid, të drejtuar nga GAVI, një organizatë që financon prodhimin e vaksinave me kosto të ulët me seli në Gjenevë tëZvicrës, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

COVAX ka siguruar deri tani rreth 700 milionë doza vaksine, dhe do të shpërndajë 2 miliardë deri në fundin e vitit 2021, teksa synon sigurojë mbulimin e të paktën 20 për qind të popullsisë së vendeve pjesëmarrëse në këtë nismë.

Më shumë se 189 shtete të botës, janë bërë deri tani pjesë e COVAX, përfshirë ekonomitë mëtë pasura, që i janë bashkuar dhënies së subvencioneve, në mënyrë që të gjithë të kenë qasje tek vaksina. Çmimet e të vaksinave, ndryshojnë nga marrëveshja në marrëveshje. AstraZeneca, me seli në Kembrixh të Britanisë së Madhe, ka thënë se do ta shpërndajëvaksinën e saj me rreth 3-4 dollarë amerikanë për dozë, që është 5-10 herë më e lirë sesaçmimet e vlerësuara të kandidatëve të tjerë kryesorë, si ajo e Pfizer apo Modernas në SHBA. / Nature – Bota.al



Skip to toolbar