Sherr me mjete prerëse në lokal, humb jetën 63-vjeçari

AKTUALITET


Ka ndërruar jetë në spital 63-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një sherri në një lokal në Ishëm të Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasin Dervish Kalaja, i cili u godit me sende të forta dhe u rrah barbarisht.

63-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Mësohet se viktima ishte duke pirë në lokal me një shok të tij, me të cilin ka debatuar dhe kjo u bë shkak për nisjen e konfliktit.

Gjatë sherrit ata kanë thyer disa objekte në lokal dhe për këtë. ka ndërhyrë pronari dhe kushërinjtë e tij të cilët e kanë rrahur keq Dervish Kalanë. Ndërkohë, për ngjarjen u arrestuan 3 persona të përfshirë në konflikt, mes tyre dhe pronari i lokalit.



Skip to toolbar