Një farmaci është grabitur mëngjesin e sotëm në Durrës. Ngjarja është shënuar në farmacinë ‘Drilona’ pas bashkisë së qytetit bregdetar.
Autorët, ende të paidentifikuar, kanë grabitur gjithçka ndodhej në farmaci, duke e zbrazur totalisht atë.
Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e më pas arrestimin e autorëve.


