Grabitet farmacia në Durrës, autorët boshatisin raftet

AKTUALITET


Një farmaci është grabitur mëngjesin e sotëm në Durrës. Ngjarja është shënuar në farmacinë ‘Drilona’ pas bashkisë së qytetit bregdetar.

Autorët, ende të paidentifikuar, kanë grabitur gjithçka ndodhej në farmaci, duke e zbrazur totalisht atë.

Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e më pas arrestimin e autorëve.



Skip to toolbar