Kryeministri Rama deklaroi sot në një konferencë për shtyp se buxheti i vitit 2021 është buxheti që ju vjen në ndihmë familjeve në nevojë.
Ndërsa duke folur për vaksinën anticovid Rama u shpreh se ajo do të jetë falas por jo e detyrueshme.
“Buxheti i vitit të ardhshëm jep mbështetje financiare për ata që janë në nevojë, familjet në ndihmë ekonomike do të marrin dyfishin deri në përfundim të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Mjekët, infermierët, gjithë bluzat e bardha do të kenë një rritje të qenësishme të pagës së tyre, po të kthehemi në kohë para 7 vitesh, infermierët paguheshin me 36000 lekë.
“Po bëjmë luftë për të garantuar vaksinimin falas, nuk do të jetë e detyrueshme por këdo që dëshiron të vaksinohet ajo do të jetë falas. Mbani parasysh që do vijojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit, që i humbën ato nga tërmetet. Mbani parasysh shkollat, i keni parë që janë shkolla pa asnjë dallim me ato në Europë, pavarësisht se ku ndodhen”,- tha ai.
Rama shtoi se: “Kush i thotë kësaj qeverie që është qeveri pakice e 10 oligarkëve e të pasurve i merr të keqen, sepse e kundërta është e vërtet. Është dashur të vijë kjo shumicë para 7 vitesh e 2 muajsh të ulet në tryezë që të bëjë detyrën që të pasurit të paguajnë më shumë e ata që fitojnë pak të paguajnë më pak. Kush thotë që në Shqipëri e mori flama biznesi ne vogël nuk dinë çfarë flasin…”.