Rama prezanton Çuçin: Protesta ishte e veçantë, ja pse duhet të reflektojmë

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë pasdite ministrin e ri të Brendshëm, Bledi Çuçi.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama është ndalur dhe te protestat e zhvilluara kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Forcave Shqiponja, teksa e cilësoi atë të veçantë në llojin e vet, që sipas tij, duhet t’i bëjë të gjithë të reflektojnë.

“Këtë kalim stafete këtu në Ministrinë e Brendshme mund ta përcjellim gjerësisht, bashkë me mesazhet përkatëse. Përpara pak ditësh, qeveria suedeze ka publikuar anketimin e përvitshëm lidhur me policimin në komunitet dhe unë do të dëshiroja shumë që rezultatet e këtij anketimi të jenë edhe hapi i parë i komunikimit të ministrit të ri të Brendshëm në të gjithë trupën e Policisë së Shtetit dhe po ashtu edhe me publikun, pasi bëhet fjalë për një anketim tërësisht të pavarur, të besueshëm dhe shumë domethënës për të pasur një pasqyrë objektive të ecurisë së punës së Policisë së Shtetit. Shumë e rëndësishme është për të pasur edhe një pasqyrë të marrëdhënieve mes policisë dhe qytetarëve, pasi në këtë proces janë pyetur qytetarët dhe prej tyre është marrë opinioni, bazuar në metodat shkencore të vlerësimit të opinionit publik mbi perceptimin e tyre mbi policinë dhe aspekte të ndryshme të punës së policisë. Më vjen mirë të nënvizoj se bëhet fjalë për një pasqyrë mbresëlënëse dhe shumë domethënëse dhe ky takim i sotëm ndodhi si rezultat i një ngjarjeje. Unë dua ta nis me fundin, jo me zanafillën, për të shkuar pastaj edhe te zanafilla.

Kur them fundin kam parasysh shpërthimin e një proteste goxha të veçantë në llojin e vet, e cila duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë përtej faktit fatkeq se përfshirja për herë të parë në historinë tonë e minorenëve, fëmijëve, për të luftuar brenda vetes për qëllime të caktuara një fakt tejet fatkeq, por sidoqoftë domethënës, jo vetëm për të kuptuar natyrën e agresionit ndaj Policisë së Shtetit, një agresion i frymëzuar, i nxitur, organizuar, sistematik për vite e vite me radhë, por për të kuptuar edhe përtej kësaj. Për të kuptuar se çfarë ne duhet të bëjmë që kurrë më të mos përsëritet një shfaqje e tillë ekstreme, e denjë për vende ku fëmijët janë mish për top për organizata terroriste, me synime ekstreme, që nuk ndalen në përdorimin e mjeteve ekstreme. Doja të ngrija pyetjen pse protestojnë njerëzit në demokraci? Sepse demokracia nuk është një sistem i përsosur. Demokracia është e keqja më e vogël ndër format e mundshme të njohura deri më sot të organizimit shoqëror dhe shtetëror”, tha Rama.



Skip to toolbar