KE i vjen në ndihmë Ballkanit Perëndimor duke miratuar një paketë 70 milionë euro për vaksinën.
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi thotë se Ballkani Perëndimor është partner i privilegjuar i BE dhe do të vijohet në këtë frymë edhe me vaksinat.
Ao thptë se po ndërmerren hapa që sa më shpejt në vendet e Ballkanit Perëndimor të nisë vaksinimi për stafet kritike dhe grupet më të riskuara.
“Gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar që ne e trajtojmë Ballkanin Perëndimor si partnerë të privilegjuar. Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke ndërmarrë hapa për të mundësuar një fillim të shpejtë të fushatave të vaksinimit për stafin kritik dhe grupet më të prekshme në rajon herët. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në përfundimin e pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor. “- tha Varhelyi.