‘Agimi i ri’ kap shqiptarin në Itali, kishte monopolin e shitjes së kokainës

AKTUALITET


Nëntë arrestime dhe 4 kg kokainë të kapur. Ky është rezultati i një operacioni të koduar “Agimi i Ri”, i cili goditi bandën e trafikut të drogës në Viterbo.

Në pranga përfundoi edhe 29 vjeçar, Julian Tare, i konsideruar si kreu i grupit.

Ai po përpiqej të mbërrinte në Tiranë nga Belgjika, por u arrestua dhe u ekstradua në Itali.

“Një i arratisur i rrezikshëm u arrestua – deklaron Giancarlo Sant’Elia”, duke shtuar se policia “Çmontoi një grup që kishte monopolin e shitjes së kokainës në Viterbo“.



Skip to toolbar