Kosovë, dy të vdekur natën e ndërrimit të viteve

KOSOVA


Dhjetë persona deri tani kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente si pasojë e lëndimeve nga mjetet prioteknike dhe nga “plumbat qorr”.

Kështu ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, Adem Jaha, i cili tha se një pacient është sjellë në gjendje të rëndë pas goditjes nga plumbi i ashtuquajtur “qorr”.


Ndërsa një tjetër është sjellë me dorë të amputuar si pasojë e përdorimit të mjeteve prioteknike.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë në shtëpitë e tyre dhe të kenë kujdes të shtuar.

“Fatmirësisht mësuam nga ekipet kujdestare që numri i të lënduarve këtë vit është më i vogël krahasuar me vitet e mëhershme. Megjithatë ne do të dëshironim që fare të mos ketë lëndime të tilla. Prandaj edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Kosovës urime Viti i Ri, por festoni dhe vazhdoni të qëndroni në familjet tuaja”, tha ai.




Skip to toolbar