E ardhmja e PD dhe e dy kundërshtarëve Sali Berisha dhe Lulzim Basha të cilët janë në betejë për drejtimin e partisë, ka qenë temë diskutimi mbrëmjen e sotme në Abc.
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo bërë një paralelizëm duke thënë se në fillimet e Berishës, kishte me vete ndërkombëtarët, ndërsa sot ndodh krejt e kundërta. Duke përmendur dhe vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, Gabriel Escobar në Tiranë, Milo thotë se edhe mund të ndodhë arrestimi i Berishës.
Në 1998 organet e drejtësisë së asaj kohe synonin ose kishin ndërmend të bënin një akt të tillë mbështetur në ngjarjet e shtatorit për atë që u quajt grusht shteti. Atëherë kishte presion të madh që të mos vihej dorë mbi Berishën, sot ndodh e kundërta.
Kemi një diferencë 180 kthesë në qëndrim ndërkombëtar ndaj Berishës. Duke patur parasysh atë fabulën që është tjerrur meqë erdhi Escobar mund të ndodhë një gjë e tillë me Berishën”