Hetimet e Shërbimit Informativ Shtetëror kanë zbuluar se Alireza, një ish-anëtari i MEK ka qenë disa herë në Shqipëri me identitete të ndryshme. Dyshimet janë se ish-anëtari i MEK ka ndihmuar me informacione dy gazetarët e rremë që u ndaluan në Tiranë, të cilët janë pjesë e regjimenti special i Gardës Revolucionare të Iranit.
Si anëtarë të celulës terroriste janë dy persona të tjerë, me origjinë iraniane, ku njëri prej tyre kanë qenë edhe ish-anëtari i MEK. Agjencitë ligjzbatuese theksuan se, grupi përbëhej nga katër persona, të cilët koordinoheshin nga Peyman një anëtar i forcave “QUDS”. Alireza Nagashazadeh jeton në Austri dhe është një ish-anëtar i MEK, ndërsa Melek Zadeh vepron në shtetin turk. Rolin kyç për dhënien e informative e ka pasur Alireza Nagashazadeh, i cili dyshohet se, ka ndihmuar me të dhëna dy gazetarët e rremë që u ndaluan në Tiranë, Marsin e 2018. Ai gjithashtu dyshohet nga Shërbimi Informativ Shtetëror se ka qenë disa herë në vendin tonë me identitet të ndryshme në emër të regjimenti special i Gardës Revolucionare të Iranit ose të njohur ndryshe si Forcat “QUDS”.
Trupat elitare “QUDS” u krijuan në vitin 1979 për të mbrojtur revolucionin islamik dhe është nën drejtimit ekzekutiv të Ajatollah Khameneit dhe jo Presidentit të Republikës apo ministrit të Mbrojtjes. Këto forca përdoren kryesisht për operacione specialë, ushtarake apo inteligjence jashtë territorit të Iranit në shërbim të interesave të këtij shteti. Ato përfaqësojnë shtetin e Iranit në raport me njësitë e tjera të armatosura, dhe kryejnë zakonisht operacione ekstra ligjore sa herë që është e domosdoshme.