Real Story sonte: Terroristët iranianë dhe rreziku për Shqipërinë

Real Story


MEK dhe rreziku i akteve terroriste pas lajmit të sotëm do të jetë sonte në fokusin e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24. Kush janë terroristët? Pse ky lajm doli sot? Pse nuk thuhet nëse ka arrestime këtu? A janë MEK një rrezik për popullatën? Çfarë do bëhet me Iranin? A duhet të zgjohemi me të sigurt apo me ankth për sigurinë tonë publike pas këtij lajmi?

Flasin në emision, Ardi Veliu drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Shtuni, ekspert ndërkombëetar i çështjeve të sigurisë, Arjan Dyrmishi ekspert kombëtar i sigurisë, Ferdinand Dervishi, gazetar i kronikes dhe Xhavit Shala, kërkues shkencor ish drejtues i antiterrorit në polici, Ali Safavi anëtar i komisionit të Punëve të Jashtme, Këshilli Kombëtar i rezistencës së Iranit, analisti Eduard Zaloshnja dhe gazetari Thimi Samarxhiu live nga kampi i Muxhahedinëve në Manzë të Tiranës.


Ndiqni sot në orën 21:00 emisionin “Real Story” në News 24.

A duhet t’i strehonim iranianët MEK?



Skip to toolbar