Agolli debuton me fitore në SHBA: Isha pak i emocionuar!

Më të fundit


Ansi Agolli ka debutuar me klubin e ri në SHBA, duke fituar ndeshjen e parë në National Soccer League (liga e dytë amerikane e futbollit). Një nisje e shkëlqyer kjo për ekipin e Agollit, New York Cosmos që mundi në shtëpi 2-0 fundjavën e kaluar New York Athletic Club.

Agolli ka bërë paraqitje të shkëlqyer me klubin e ri, teksa eksperienca e tij ka qenë vendimtare në suksesin e Cosmos. Ish-kapiteni i kombëtares tonë, ka folur për faqen zyrtate të klubit duke komentuar debutimin e tij dhe aventurën amerikane.

“Ndeshja ime e parë, ishte një përvojë e shkëlqyer. Kisha pak emocione para ndeshjes, sepse po luaja me një skuadër të re. Siç e kam thënë dhe më parë, te Cosmos nuk jam vetëm për të veshur fanellën, por është dhe përgjegjësi për mua dhe ekipin. Jam shumë i lumtur që ndeshja e parë shkoi mirë”, është shprehur fillimisht Agolli.

Agolli në ndeshjen e tij të parë me Cosmos ka luajtur shumë i avancuar në mesfushë, pa harruar detyrat mbrojtëse. Për këtë ai është shprehur:

“Në futbollin e sotëm, sidomos mbrojtësit e krahut të djathtë duhet të ndihmojnë sulmin, që ata të jenë në kohën e duhur për të sulmuar. Trajneri ynë i pëlqen që lojtarët të shkojnë pak më të lartë për të sulmuar”.

Më tej Agolli ka folur dhe për vendosjen në Amerikë, aty ku tashmë do të jetë pranë familjes së tij.

“Kam filluar një jetë të re këtu, është shumë interesante. Disa pjesëtar të familjes time ishin në stadium. Shpresoj që në takimin e ardhshëm të ketë dhe të tjerë shqiptarë që do të vijnë për të mbështetur ekipin”.



Skip to toolbar