Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi se me buxhetin e vitit 2022, për 15 mijë familje do të dyfishohet ndihma ekonomike.
“Me shumë modesti e jo pak krenari them se kemi avancuar paketa shumë të rëndësishme për ata më në nevojë. Janë 15 mijë familje me 3 fëmijë nën 18 vjeç që marrin ndihmë ekonomike, do ua dyfishjmë ndihmën”, u shpreh Ahmetaj.
Sipas zv. kryeministrit, pandemia dhe tërmeti e goditën ekonominë shqiptare dhe pavarësisht rritjes 18% këtë vit, ajo është e pamjaftueshme për të ulur varfërinë në vend.
“Covid, gjithë pandemia e dëmtoi ekonominë e Shqipërisë si ekonomia globale por vendet bashkëpunojnë por ngritjen ekonomike e kanë të ndryshme.
E ngritja jonë është e shpejtë, gati 18% por e është e pamjaftueshme për të akseleruar sic duam ne aty ku duam ne dhe aq sa dum ne varfërinë në vend.
S’dua të harrojmë që ky vend ka nevoje të ndihmojmë fëmijët dhe rininë që pas 10 vitesh të tjemi “po ne e frenuam uljen e popullsisë po ne e rritëm arsimimin po e kthyem Shqipërinë në një Shqipëri dixhitale”.
Ahmetaj iu përgjigj edhe opozitës kur tha se varfëria në vend nuk ulet me fjalë të ngrohta e populizëm, por me reforma.
“Duke parë sfidat e mëdha, dhe për mua një rrezik ku populizmi injorant kthehet në politikë trendi apo tërheqëse atë ditë njerëz, qytetarë të angazhuar si unë e ju, duhet të flasë për reforma, varfëria nuk ulet as me fjalë të ngrohta e të bukura të mira, populliste për të varfërit.
Të gjitha janë falso nëse nuk bazohen e mbështeten nga reforma intensive dhe nuk do rri pa përmendur reformën në drejtësi që ka futur një elektricitet të rëndësishëm në gjithë shoqërinë shqiptare, as reformën në arsim që ushqen ambicien për një vend normal të zhvilluar dhe shoqëri digjitale, as reformën ne ekonomi dhe taksa, taksa progresive është të kthesh sytë nga ata që kanë më shumë nevojë”.
Deklaratat e Ahmetajt u bënë gjatë një konference në të cilën Qeveria shqiptare ka lidhur një marrëveshje me Kombet e Bashkuara.