Akrepat 60 minuta pas, si të kapni ritmin


Akrepat e orës u zhvendosën me 60 minuta pas mëngjesin e 27 tetorit. Kthimi në orën diellore ndodhi në orën 03:00 të mëngjesit, ku akrepat “ecën” mbrapsht për të shënuar 02:00. Kjo do të thotë një orë gjumë më shumë për të shijuar pushimin e të dielës.

Ndryshimi i orës, që bëhet dy herë në vit të dielën e fundit të tetorit dhe të dielën e fundit të marsit, u vendos të ndiqet në Europë në vitin 1974, në mënyre që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Ora diellore do të qëndrojë deri më 29 mars të vitit 2020, kur Europa do i kthehet sërish orës verore. Ndryshimi i sivjetshëm mund të jetë i fundit në histori, pasi Komisioni Europian ka planifikuar të heq dorë nga ndryshimi i orës, por kjo do të vendoset mes 28 liderëve të BE.


Pavarësisht përftimit më shumë nga drita e diellit, ndryshimi i orës për shumë persona përjetohet me stres, ankth dhe një regjim të ri që duhet kohë për trupin të përshtatet. Nga shumë mjekë dhe psikologë kjo përjetohet si problem për një pjesë të madhe të njerëzve, sidomos për ata që vuajnë nga pagjumësia. Ja disa sugjerime si të kapni ritmin dhe përshtateni me ndryshimin e orës.

-Ecni apo bëni stërvitje edhe në kushte shtëpie

-Shmangni gjumin pasdite

-Inkurajoni gjumin me aktivitete relaksuese si meditimi, joga, stretching etj.

-Vendosni alarmin për tu zgjuar në të njëjtën orë si gjithmonë.

-Hani shëndetshëm dhe mos e teproni me ushqimin në mbrëmje.




Skip to toolbar