Aksident i rëndë në Lushnjë, humb jetën shoferi dhe plagoset pasagjeri

AKTUALITET


Një aksident i rëndë tjetër është shënuar në orët e pasdites, duke i marrë jetën një 29-vjeçari dhe ka lënë të plagosur një 42-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 të së hënës, në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës”. Sipas policisë, shtetasi A.V, 29 vjeç, banues në Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi A.V dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi D.K, 42 vjeç, banues në Kolonjë, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga.

Aksidentet rrugore me pasoja të rënda janë shtuar ndjeshëm gjatë muajit gusht, ku të hënën është regjistruar një tjetër ngjarje fatale në Fier, ku një motoçiklist ka humbur jetën. Sipas policisë, aksidenti i rëndë rrugor ndodhi në aksin Fier-Levan, ku një automjet ka përplasur një motor, e si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit. “Rreth orës 15:15 të së hënës,  në afërsi të fshatit Levan, shtetasi G.S, 24 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha”, pa targa, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj, shtetasi D.N, 65 vjeç, banues në Kryegjatë”, deklaroi paraprakisht policia.



Skip to toolbar