Shpërthen në flakë autobusi në Rrugën e Kombit

AKTUALITET


Një autobus i linjës Tiranë-Prishtinë ka shpërthyer në flakë në Rrugën e Kombit, por fatmirësisht shoferi ka reaguar shpejt, duke ndaluar në anë të rrugës dhe zbritur të gjithë udhëtarët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës, duke shkaktuar panik te udhëtarët, por edhe trafik të rënduar në këtë rrugë.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se nuk ka asnjë pasagjer të lënduar, pasi ata janë larguar me shpejtësi nga autobusi në flakë, i cili ka pësuar djegie të mëdha. Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në vendin e ngjarjes, por për shkak të trafikut të rënduar, ka pasur vonesa në dhënien e ndihmës.


Autobusi është shkrumbuar plotësisht, ndërkohë që nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak mund të jetë bërë ndonjë shkëndijë që ka sjellë më parë zjarrin dhe djegien e plotë të autobusit.

Policia dhe zjarrfikësit në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet, ndërsa kanë orientuar makinat për të lehtësuar trafikun e krijuar. Po ashtu, udhëtarëve u është ofruar ndihma e parë, ndërsa shoferi i autobusit është pyetur nga policia për të mësuar më shumë rreth këtij incidenti, që fatmirësisht është mbyllur pa pasoja në njerëz.




Skip to toolbar