Makina përfundon në dyqan

AKTUALITET


Një aksident i pazakontë ka ndodhur në bulevardin “Republika” të Korçës. Si pasojë e shpejtësisë dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka hipur mbi trotuar dhe ka përfunduar në dyqan.

Makina ka thyer vetratën e xhamtë të dyqanit por fatmirësisht nuk ka persona të plagosur, vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Skip to toolbar