Moti i keq, lumi Ishëm del nga shtrati. Bllokohen tragetet në Durrës e Vlorë

AKTUALITET


Reshjet e dendura të shiut kanë rritur nivelin e ujit te lumenjtë dhe kanë bërë që lumi Ishëm në Krujë të dalë nga shtrati duke izoluar disa banesa.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë pasdites së martë por edhe gjatë natës kanë bërë që Ishmi të përmbytë disa hektarë tokë bujqësore si dhe disa banesa që janë izoluar nga uji.


Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe me anijet në qytetin e Durrësit dhe të Vlorës duke bllokuar lundrimin e tyre. Për shkak të detit me dallgë të mëdha asnjë traget nuk u nis nga Durrësi për në Bari apo anasjelltas.

Edhe kapitaneria e portit të Vlorës ka pezulluar lundrimin në det si të anijeve të peshkimit ashtu edhe të trageteve.




Skip to toolbar