Aksident në Lezhë, dy të lënduar, mes tyre një i mitur

AKTUALITET


LEZHË- Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tresh.

Nga përplasja e dy automjeteve autovetura kanë mbetur të plagosur dy persona, mes të cilëve një i mitur, të cilët janë dërguar në Spitalin e Lezhës për mjekim.


Policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ abcnews.al




Skip to toolbar