Një aksident është regjistruar në Tiranë. Një 52-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga përplasja u godit një 63 vjeçar, që lëvizte me biçikletë dhe një 18 vjeçe, këmbësore, e më pas u përplas me murin rrethues të një selie diplomatike.
Aksidenti ndodhi rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit.
Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.