Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure pranë Prefekturës së Vlorës.
Mësohet se janë përplasur dy automjete. Si pasojë, është lënduar një person, i cili është nisur në drejtim të spitalit për ndihmë mjekësore në gjendje të rënduar.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit./abcnews.al