Vrasja e Behar Sofisë, gjykata dënon me 127 vite burg në total 5 të akuzuarit

AKTUALITET


Vrasja e Behar Sofisë, gjykata dënon me 127 vite burg në total 5 të akuzuarit. Ernejt Shyti që qëlloi për vdekje Sofinë dhe bashkëpunoi me prokurorinë për të zbardhur ngjarjen u dënua me 7 vite heqje lirie.

Ndërsa 4 personat e tjerë, Skënder Vathi, Bujar Leza, Leonard Xhixha e Xhuljano Visha u dënuan me 30 vite burg.

Procesi për Jemin Sherrën që dyshohet si porositës për vrasjen e Sofisë është veçuar për shkak se rezulton ende në kërkim.



Skip to toolbar