Rruli, shtyp të riun në ‘Bypassin’ e Fierit

AKTUALITET


Një 18-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një mjet tip “Rrul” që po punonte për ngjeshjen e asfaltit në “Bypassin” e Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e punës, gjatë kohës që po punohej për ndërtimin e rrugës. Viktima Mateo Koza, 18 vjeç, punonte në ndërtimin e aksit rrugor dhe mendohet të jetë goditur aksidentalisht nga mjeti tip rrul që po ngjeshte asfaltit e rrugës në ato momente.

Drejtuesi i mjetit Klodian Ndone, 41 vjeç, dyshohet se nuk e ka parë 18-vjeçarin duke e goditur atë, i cili humbi dhe jetën nga plagët e marra.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15 në fshatin Pojan të Fierit. Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.



Skip to toolbar