Vrau Drita Saliajn, të burgosurit nuk e pranojnë në burg

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë, ku tre të rinj vranë në mënyrë makabre 50-vjeçaren Drita Saliaj në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, një incident ka  ndodhur me një nga të akuzuarit për ngjarjen. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Ervis Zotaj, i cili është dërguar në paraburgim në qytetin e Fierit.

Mirëpo, të burgosurit e tjerë që ndodheshin në këtë institucion, kanë refuzuar të pranojnë Ervis Zotajn të vuajë dënimin në sektorin e tyre. Sipas Balkanweb, të burgosurit kanë ushtruar dhunë verbale ndaj Ervis Zotaj, pas krimit monstruoz ndaj 50-vjeçares Drita Saliaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 5 janar në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku Ervis Zotaj, nipi i burrit të viktimës dhe një tjetër preson, përdhunuan dhe vranë Drita Sliajn, trupin e të cilës e hodhën më pas në një rezervuar me ujë.

Kundërshtuan FNSH, pranga 3 të rinjve

Policia e Fierit arrestoi 3 të rinj, të cilët kundërshtuan kontrollin nga Forcat e Ndërhyrjes së Shepjtë në Fier.

Sipas policisë, të arrestuarit janë shtetasit me inicialet: K.T., 24 vjeç., Xh.T., 25 vjeç, të dy banës në Kafaraj si dhe E.Xh., 25 vjeç, banues në Farkull.

Arrestimi i tyre u bë pasi në pikën e kontrollit të ngritur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e F.N.Sh-së Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”

Fier e Lushnje, dy persona në pranga për armëmbajtje pa leje

Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit dhe Lushnjës, pasi akuzohen për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe prishje e qetësisë publike. Në qytetin e Lushnjës është vënë në pranga një 25-vjeçar me inicialet A.C., i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Në Fier, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes, nga Shërbimet e Specializuara Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u kap dhe ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: E.Xh, 47 vjeç, banues në Patos.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 08.05.2018 e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Goditet grupi i prodhimit të drogës në Fier. 3 në pranga

Policia e Fierit arrestoi tre persona në flagrancë, të cilët u kapën me 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate. Sipas policisë, pas një hetimi njëmujor, u finalizua operacioni antidrogë i koduar “Zhupani”.

Operacioni nisi të martën në mëngjes në lagjen “1 Maj” në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës. Në përfundim të këtij operacioni, u vunë në pranga tre shtetas, emrat e të cilëve jepen me inicialet: A.M., 40 vjeç banues në Fier, M.K., 46 vjeç banues në Fier dhe K.Sh., 40 vjeç banues në Vlorë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës. Gjatë operacionit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

FierFinalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Zhupani".Goditet një grup, i cili prodhonte dhe shpërndante lëndë narkotike.Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, sekuestrohen 43.5 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.Pas një hetimi njëmujor me përdorimin e metodave speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe DVP Vlorë u finalizua operacioni antidrogë i koduar "Zhupani".Operacioni filloi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "1 Maj", në Fier dhe u finalizua në qytetin e Vlorës.Në përfundim të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagracë i shtetasve:A. M., 40 vjeç, banues në Fier.M. K., 46 vjeç, banues në FierK. Sh., 40 vjeç, banues në Vlorë.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike në Qarkun e Fierit dhe Vlorës.Gjatë operacionit u sekuestruan 43.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate.Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 29. Oktober 2019

Rruli, shtyp të riun në ‘Bypassin’ e Fierit

Një 18-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një mjet tip “Rrul” që po punonte për ngjeshjen e asfaltit në “Bypassin” e Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e punës, gjatë kohës që po punohej për ndërtimin e rrugës. Viktima Mateo Koza, 18 vjeç, punonte në ndërtimin e aksit rrugor dhe mendohet të jetë goditur aksidentalisht nga mjeti tip rrul që po ngjeshte asfaltit e rrugës në ato momente.

Drejtuesi i mjetit Klodian Ndone, 41 vjeç, dyshohet se nuk e ka parë 18-vjeçarin duke e goditur atë, i cili humbi dhe jetën nga plagët e marra.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15 në fshatin Pojan të Fierit. Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

Konflikti për pronën, nipërit bëjnë hallën për spital

Dy persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj hallës së tyre. Ngjarja ka ndodhur në Fier, ku dy nipërit, vëllezër me njëri-tjetrin, kanë dhunuar hallën për motive pronësie.

Të arrestuar janë shtetasit me iniciale M.M, 30 vjeç dhe A.M, 24 vjeç, ndërsa është dhunuar fizikisht   M.B, 45 vjeçe, e cila ishte e pajisur edhe me urdhër mbrojtje, për shkak të agresivitet të nipërve të saj.

Policia, gjatë kontrollit në banesën e tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe disa fishekë arme. Të rinjtë pritet të përballen në gjykatë me veprat penale “Dhunë në familje”  “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

Flakët rrezikojnë banesat në Velipojë, në Fier digjen 5 hektarë pyje

Pavarësisht se moti është ftohur dhe vranësirat janë të pranishme në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, duket se zjarret ende janë një kërcënim serioz. Në zonën e Fierit, një zjarr i përmasave të mëdha ka djegur rreth 5 hektarë sipërfaqe të pyjeve të Shkozës në Cakran.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të Fierit dhe Patosit, të cilët kanë vënë në kontroll përhapjen e tyre dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Një tjetër zjarr i madh ka rënë në vendin e quajtur Maja e Zezë, në Velipojë. Flakët kanë djegur pyje e kullota, ndërsa ndodhen shumë pranë zonave të banuara duke rrezikuar banesat.

Në shuarjen e flakëve, përveç zjarrfikëseve janë angazhuar edhe banorët e zonës.

Flakët kanë rënë në një terren të vështirë, ku po shihet edhe mundësia për të ndërhyrë me helikopter nga ajri.

Zjarr i madh në Velipojë, përhapja e flakëve rrezikon disa banesa on Vidnews.

Gjithashtu një fermë është përshirë nga flakët në Trush të Shkodrës. Nga zjarri janë shkaktuar shumë dëme materiale, ndërsa zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Dyshohet se zjarri në fermë ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë njerëzore, ndërkohë që ekspertët në polici po kryejnë hetimet e plota.

Fier, në burg dhe të plagosur

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Aleksandër Zhapaj, personi i mbetur i plagosur me armën e policit, në ngjarjen e disa ditëve më parë në Fier. Ky vendim është dhënë në mungesë nga Gjykata e Fierit, pasi Zhapaj ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi po merr mjekim të specializuar për shkak të plagve të marra. Përpara Gjykatës së Fierit kanë dalë dhe disa nga të arrestuarit e tjerë, masa për të cilën ende nuk është bërë e ditur.

Ngjarja e të  shtunës së javës së kaluar tronditi qytetin e Fierit, pasi një i ri 21 vjeç, shtetasi Daniel Braçe, i mori armën e shërbimit punonjësit të policisë në spital dhe qëlloi në drejtim të Aleksandër Zhapajt. Të plagosur mbrëmjen e së shtunës mbetën dhe dy djemtë e Aleksandrit, Gentjan dhe Aldi Zhapaj, të cilët u konfliktuan në Levan me shtetasit Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj dhe këta të plagosur, të dy të afërm të Daniel Braçes.

Në korridorin e spitalit të Fierit, gjatë kohës që po shoqëronte dy të plagosurit të afërm të tij, Daniel Braçe i mori pistoletën një punonjësi policie dhe qëlloi Aleksandër Zhapajn. Në total, nga kjo ngjarje u plagosën pesë persona, Aleksandër Zhapaj me armë zjarri, dy djemtë e tij Gentjan dhe Aldi Zhapaj me sende të forta, dhe Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj me thikë. Të pesë këta persona, përfshirë janë arrestuar nga Policia e Fierit, ndërsa ngjarjen po e heton dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Plagosja në Fier, autori i ndoqi viktimat, i mori armën policit dhe i qëlloi brenda në Spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin mbrëmjen e së shtunës, ku si pasojë e një konflikti, raportohet se kanë mbetur të plagosur të paktën 5 persona, 3 prej të cilëve nga të shtënat me armë zjarri. Ngjarja ka nisur në qytezën e Levanit, ku mësohet se dy grupe janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit fizik, kanë mbetur të plagosur disa persona.

Këta janë nisur në drejtim të Fierit për të marrë mjekim, ndërsa një person i ka ndjekur nga pas. Në ambientet e brendshme të Spitalit të Fierit, personi që ishte vënë në ndjekje të këtyre personave, me të cilët ishte konfliktuar në Levan, ka hyrë dhe ka qëlluar me armë zjarri, e tipit pistoletë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur tre persona, të cilët janë duke u kuruar në Spitalin e Fierit. Autori dyshohet se i ka marrë armën policit të shërbimit në Spitalin e Fierit. Më pas, mësohet se autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por një polici është përleshur me të, duke i marrë dhe armën dhe më pas duke e arrestuar.

Ndërohë, veç autorit, policia ka arrestuar dhe persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim. Pas ngjarjes së rëndë, në ambientet e Spitalit të Fierit kanë shkuar forca të shumta të policisë, FNSH dhe RENEA. Emri i autorit dhe personave të plagosur ende nuk bëhet i ditur, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Tentoi të vriste me automatik 53-vjeçarin, pranga të riut në Fier

Pas rastit të Lushnjës, ku djali tentoi të vriste nënën dy ditë më parë, një tjetër rastë vrasje e mbetur në tentativë, është parandaluar nga Policia e Fierit. Gjatë të mërkurës, në fshatin Baltëz të Fierit, një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një tjetër shtetas, në moshën 53-vjeç.

Konkretisht, kanë qenë banorë të fshatit, që kanë njoftuar Policinë e Fierit për një konflikt të nisur mes dy personave në fshatin Baltëz. Uniformat Blu kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke parandaluar në kohë një vrasje të mundshme. Blutë e Fierit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet D.V., 20 vjeç, banues në Baltës, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shetasin F.T., 53 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale, 20-vjeçarit i është arrestuar një armë automatike dhe 1 krëhër me 30 fishekë. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa i riu akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Skip to toolbar