Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin, në pranga i riu pa patentë

AKTUALITET


Policia ka vënë në pranga gjatë të hënës 18 vjeçarin me inicialet F. F., banues në Tiranë i cili dyshohet se është shkaktar i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së dielës te rreth rrotullimi i TEG-ut ku mbeti i vdekur 17 vjeçari Kristjan Vasili. Sipas policisë 18 vjeçari F.F ishte duke bërë gara me makinë ndërkohë që nuk kishte as leje drejtimi për automjetin. Ai drejtonte mjetin tip Benz dhe me të ka përplasur mjetin tjetër tip Porsche. Si pasojë janë plagosur 3 të rinj, ndërsa 17 vjeçari Vasili, pasagjer në automjetin tip Benz ka ndërruar jetë.

Policia bëri me dije të hënë se arrestimi i shtetasit F.F u bë pasi më datë, 11.11.2019 në aksin rrugor Tiranë – Elbasan duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip “Porsche”, i cili ishte ndaluar në sensin e djathtë të rrugës.



Skip to toolbar