Basha i kërkon falje biznesit: Kur kishim pushtetin, u rritëm taksat

AKTUALITET


Lulzim Basha mbajti një takim me bizneset në Durrës. Gjatë bisedës me biznesmenët, Basha trajtoi shumë tema, një ndër to ishte dhe taksa për transferimin e pronës. Basha pranoi se PD bëri gabim, që kur ishte në pushtet e rriti taksën e transferimit të pasurive me 10%, ndërsa premtoi se kjo taksë do të ulet në 3%.

“Gabim që e nisëm ne, se ne e çuam taksën e pronës 8%, por këta e dyfishuan. Akoma më keq e çuam në 10%. Ne e nisëm, por është koha edhe për të kërkuar ndjesë. 3% do të bëhet taksa e transferimit të pronës. Për sa i përket taksës, do të hiqet taksa Rama te nafta. Do të jetë si fillim 240 lekë më i lirë. Ne kemi prodhim të energjisë së ujit”, tha Basha ndër të tjera.


Basha gjithashtu premtoi se kur PD të vijë në pushtet, do të shkijë të gjitha inspektoratet. “Moratorium 6 mujor dhe të gjitha inspktoratet do të shkrihen dhe më pas do të rishikohen mbi baza europiane që të mos jenë terror i biznesit” tha ai. Gjithashtu, sipas Lulzim Bashës, kur PD të qeverisë vendin, biznesi nuk do të shihet më “ca të njerkës e ca të nënës”. 

Sipas tij, të gjithë do të drajtohen në bazë të meritës. Ndërsa shtoi se Partia Demokratike do të krijojë qeveri të vogël. “Në qeverisjen tonë nuk do të ketë biznese që shihen si ‘ca të njerkës e ca të nënës’. Të gjithë do të trajtohen në bazë të meritës. Ne do të ndërtojmë një qeveri të vogël jo qeveri abuzive dhe do të ndërhyjmë në eliminimin e trarëve të fshehur të korrupsionit në institucione”, tha Basha.




Skip to toolbar