Aksidentoi për vdekje të miturin në Fushë Krujë/ Policia arreston 39-vjeçarin: Drejtonte automjetin në gjendje të dehur

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka arrestuar Andi Kullajn 39 vjeç, pasi ka shkaktuar aksidentin me vdekje te ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fushë Krujë.

39-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur. Kullaj drejtonte automjetin Hyundai dhe aksidentoi për vdekje në Fushë Krujë 17 vjeçarin Isuf Mehmeti teksa kalonte shumë prane vijave të bardha.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë alkooli që kishte konsumur 39 vjecari dhe shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte duke kaluar normën e përcaktuar për qarkullimin në zonën e banuar ku jo shumë larg ndodhet edhe një shkollë 9-vjeçare./abcnews.al



Skip to toolbar