AKU bllokon alkool dhe produkte mishi jashtë standardeve

AKTUALITET


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 1,267 litra pije alkoolike (raki, verë dhe konjak) ndërsa ka vendosur edhe masa administrative ndaj dy subjekteve në Elbasan.

AKU kreu 26 kontrolle në bizneset ushqimore në Elbasan, që tregtonin produkte me origjinë shtazore, jo shtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve. Ndaj dy bizneseve janë marra masa administrative paralajmëruese, ndërsa janë marrë edhe 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike për pijet alkoolike.

Masa “Bllokim Produkti” u vendosu për 1,267 litra pije alkoolike (raki, verë dhe konjak) dhe pritet të qëndrojnë të bllokuara deri në daljen përfundimtare të përgjigjeve të analizave.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar aksion edhe në Kavajë, ku ka bllokuar 2 subjekte që tregtonin mish, ka gjobitur 6 të tjera me gjoba me vlerë 800,000 lekë në total si dhe ka bllokuar 183.2 kg mish dhe qofte të pasigurta për konsum. Disa nga shkeljet e konstatuara nga kontrollet ishin: tregtimi i mishit pa vulë dhe pa certifikatë veterinare, produkte pa etiketë, dhe në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare



Skip to toolbar