Autoriteti Kombëtar Ushqimor ka bllokuar një furrë buke në Tiranë si dhe e ka gjobitur me vlerën e 120 mijë lekëve, për shkak se iu gjetën sasi mielli i skaduar dhe produkte ushqimore me insekte.
AKU njofton se është mbyllur subjekti “IMT Albania”, i cili gjatë kontrollit nga isnpektorët e AKU-së iu gjetën produkte me afat të kaluar përdorimi (miell, lëndë e parë pastiçerie). Në produktet e konstatuara kishte prani insektesh, si dhe një sërë produktesh ishin të paetiketuara (xhelatina dhe zbukurime të ngrënshme, kakao, arrë kokosi).
Inspektorët e AKU-së gjithashtu kanë vënë re se edhe akullorja që tregtohej në këtë furrë ishte me rist të lartë për shëndetin pasi ishte e padokumentuar, si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë.
Për shkeljet e konstatuara, AKU vendosi gjobitjen dhe bllokimin e aktivitetit të këtij subjekti.