Të paktën nëntë turq që punojnë në mediat pro-kurde, përfshirë tetë gazetarë, u arrestuan sot nga autoritetet turke, të akuzuar për “veprime terroriste”.
Të arrestuarit janë katër gra dhe pesë burra të cilët u arrestuan në orët e para të mëngjesit në Stamboll, Ankara dhe Sanliurfa.
Gazetarët punonin për agjencinë Mezopotamia ose gazetën Yeni Yasam. Ata u arrestuan si pjesë e një hetimi të nisur në vitin 2022 për aktivitete terroriste.
Reporterët pa Kufij (RSF) në Stamboll tha se ishte “duke monitoruar nga afër situatën”.
Aktualisht nuk dihet nëse ka ndonjë lidhje mes arrestimeve në Turqi dhe hetimeve në Belgjikë.