Akuzat për lobim proserb në Tiranë, Thaçi: Meta s’më ka informuar. SHBA-të në mbështetje të plotë për Kosovën

AKTUALITET


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se nuk ishte informuar nga homologu i tij shqiptar, Ilir Meta në lidhje me lobimin rus në Tiranë kundër interesave të shtetit të tij. Në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Thaçi tha se synimet ruse për destabilizimin e Ballkanit janë të dëgjuara.

“S’jam i informuar. Nuk jam informuar nga presidenti. Synimet ruse për destabilizimin e Ballkanit janë të dëgjuara, por se di”, tha Thaçi.

Mes të tjerash ai theksoi se e gjithë administrata e presidentëve në SHBA është në mbështetje të Kosovës.

“Presidenti Trump është mbështet i Kosovës. Është i familjarizuar. Ka qenë në favor në 99 për të hyrë trupat në Kosovë. SHBA janë të konsoliduar për shtetin e Kosovës. Ne jemi të bekuar si vend, pasi kemi pasur mbështetjen nga SHBA-të që në vitet 90. Nga presidenti Bush i vjetër, nga presidenti Bush i ri. Apo dhe nga Obama, dhe nga Trump. Në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti kam takuar presidentin Cliton, dhe presidentin Trump. Të gjithë janë në mbështetje të fuqishme dhe unanime. Askush nuk ka ndonjë dallim, asnjë administratë. Të gjitha zërat, që; “jo ky mbështet më shumë, jo ky më pak”, janë konspiracione të dëmshme. Kosova fitoi lirinë. Kur e fituam pavarësinë dikush tha; nuk është e mjaftueshme. Por Kosova është e lirë. Ne jemi vend i lirë dhe sovran.



Skip to toolbar