Rrëfehet Gent Cakaj, kujton luftën e Kosovës: Si u larguam bashkë me nënën e motrat drejt Maqedonisë së Veriut, frika që përjetova

AKTUALITET


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është kthyer pas në kohë, ndërsa ka ndarë për herë të parë rrëfimet e tij për luftën e Kosovës.

Në një intervistë për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Cakaj, pohoi se ishte vetëm 8 vjeç kur trupat e NATO-s hyn në Kosovë, ndërsa iu desh që të largohej nga aty drejt Maqedonisë me nënën dhe motrat e tij dhe babai qëndroi në Prishtinë.


“Kënaqësi që po flas me ju, aq më tepër kur flas nga Lugina e Preshevës. Ndonëse kam qenë tepër i ri në moshë në kohën e fillimit të luftës, vetëm 8 vjeç, përjetimet i kam të forta. Mbaj mend disa flakë të madhe në trajtën e kërpudhës, përjetova një ndjenjë të çuditshme frike dhe gëzimin për ndërhyrjen e NATO. Mbaj mend përbuzjen në kufi me Maqedoni. Gjatë luftës, unë me nenën dhe motrat shkuam në një fshat ne Maqedoninë e Veriut, ndërsa babai kishte mbetur në Kosove. Dhe ankthi më i madh ishte për babain dhe situatën në Kosovë. Vjen të kujtoj dhe rikthimin në Kosovë, ballafaqimin me ushtarët amerikanë. Ata nuk na dhanë vetëm ndjesinë e çlirimit, por dhe të kujdesit. Sot jam pjesë e një gjeneratë që ka qenë i ri në fillimin e luftës. Unë kam lindur pak pas mbylljes së radion televizionit të Kosovës. Si gjeneratë, diçka duhet të jetë e qartë. Kjo duhet të na japë ne shembull se duhet të kemi idealizëm dhe përgjegjësi më të madhe, për t’i afruar vendet tona drejt njëra-tjetrës.”, tha Cakaj.




Skip to toolbar