Albano Carrisi me Covid, anulon koncertin e fundvitit

CORONAVIRUS


Këngëtari i njohur italian Albano Carrisi është infektuar me Covid-19. Për këtë arsye ai nuk do të jetë i pranishëm në Petruzzelli të Barit për natën e ndërrimit të viteve.

“Kam marrë tre dozat e vaksinës si dhe vaksinën kundër gripit po ashtu. Tani jam në shtëpi me fëmijët e mi dhe Loredana Leçisos”, ka thënë ai.

Albano nuk i jep dot shpjegim as vetë se si u infektua. “S’mund ta shpjegoj as vetë. Kam bërë të tria vaksinat, të fundit e bëra më 6 dhjetor si dhe atë kundër gripit”. Carrisi nuk beson të jetë infektuar edhe për festat e Krishlindjeve”.

I pyetur në mos e ka marrë gjatë udhëtimeve në avion, këngëtari italian thotë se mund të jetë infektuar gjatë vizitave në vendet e Evropës: “Ku i dihet?! Kam lëvizuar shumë. Isha në Kroaci, Barcelonë, ? performova në Bazilikën e Santa Maria del Mar për Fondacionin Montserrat Caballé. Para kësaj isha në Shqipëri për një program televiziv që u transmetua më 24 dhjetor: u takova gjithashtu edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Kam bërë shumë ndalesa… Tani ndihem më mirë falë Zotit. Kam vetëm pak vështirësi në frymëmarrje”



Skip to toolbar