Në një konferencë për shtyp këtë të mërkurë, Albin Kurti ka deklaruar se zgjedhjet në 4 komunat e veriut nuk mund të zhvillohen pa pasur ulje të tensioneve në këto komuna.
Pasi Kosova u sanksionua si pasojë e vendimeve të qeverisë së tij dhe pas një marrëveshje që u arrit me Brukselin ku bëhet e qartë se do të ketë zgjedhje të reja në komunat e veriut , Albin Kurti kërkoi që ti vërë kushte Bashkimit Europian.
Kurti deklaroi se masat ndëshkuese që janë marrë nga Brukseli për Kosovën duhet të hiqen përpara mbajtjes së zgjedhjeve të reja në këto komuna.
Kreu i qeverisë së Kosovës deklaroi se përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat e veriut jane duke u zhvilluar.