Aleancë greko-turke/ Kreu i OSBE, një erdoganist. Athina votoi pro tij dhe kundër Hasanit

BOTA


Një ndër aleatët më të ngushtë të presidentit Turk Rexhep Taip Ergdogan dhe një figurë e lidhur me bisedimet sekrete te Ankarasë me ISIS në Irak dhe Siri është zgjedhur në krye të Organizatës për Siguri dhe Bashkepunim ne Europë.

Feridun Sirnirioglu, i cili është quajtur një diplomat karriere me një histori në fakt të diskutueshme mbi diçka të tillë u emëruar drejtues i OSBE  më 6 dhjetor të këtij viti në Maltë.

Mediat ndërkombëtare kishin raportuar më parë se favorit për të marrë këtë post me uninanimitetin e shumicës së vendeve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkepunim ne Europë ishte ministri ynë i Jashtëm Igli Hasani.

Por emërimin e Igli Hasanit në krye të kësaj organizate të përbërë nga 54 kombe e penguan Rusia, Greqia, Azerbajxhani dhe Turqia. Ankaraja dhe Athina zyrtare të njohur si armiq të njëri-tjetrit u bënë bashkë në një pakt kompromisi, ku Greqia favorizoi kandidatin turk në vendi të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasanit.

Aleanca Turqi-Greqi nuk funksionoi për vlera, merita apo dashamirësi por ishte thjesht një nder që duhej kthyer. E gjitha kjo pasi Ankaraja zyrtare miratoi Maria Telalin, një ish këshilltare ligjore në ministrinë greke të Punëve të Jashtme në postin e Drejtoreshës së Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut.

Nga ana tjetër se përse Rusia mbështeti kandidatin turk është e qartë. Gjithçka lidhet me faktin se Ankaraja zyrtare nuk ka sanksionuar Moskën zyrtare për pushtimin e saj të paligjshëm në Ukrainë.

Nga ana tjetër Igli Hasani, Ministri për Europën dhe Punet e Jashtme në Shqipëri e ka bërë të qartë qëndrimin pro evropian dhe amerikan të Tiranës zyrtare ndaj Ukrainës, konflikti më i ashpër që ka përfshirë Evropën që prej Luftës së Dytë Botërore.

Shqetësimet për zgjedhjen e Feridun Sirnirioglu, ish ministrit të Jashtëm turk  në krye të OSBE sipas mediave ndërkombëtare lidhen me faktin se 68 vjeçari është më shumë një militant i Erdogan sesa një lider i vërtetë mbi një organizate që punon për stabilitetin, paqen dhe demokracinë.



Skip to toolbar