Ali Ahmeti “Qytetar Nderi” i Tiranës/ Rama: Mjeshtri ynë i përdorimit të diplomacisë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Tiranës, ku pjesë ishin ish-presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topi, si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e quajti Ali Ahmetin si një ndër shqiptarët më të mirë dhe se mjeshtër i përdorimit të diplomacisë.


“Duke pasur parasysh se për këtë duhet të flas kisha frikë se mund t’ju mbaja me orë të tëra për figurën dhe personalitetin, karakterin e Ali Ahmetit. Sot ne nderojmë një personalitet të madh. Të cilët deri jo shumë dekadash më parë e shihnin shqiptarin si të padëshirueshëm. Kishte shqiptarë që përdorin armët e diplomacisë që mes njëri tjetrin dhe të huajve do zgjidhnin të huajin. Besoj se asnjë vend tjetër nuk ka vuajtur nga kjo. Ua kanë bërë të huajve më të lehtë që të pengojnë subjektivitetin tonë kombëtar.

Ali Ahmeti është një shqipar ndër më të mirët. Me armët luftarakë nuk kërkoi hedhje në erë të shëtit, por vendosi në rendin e ditës domosdoshmërinë e pranimit të shqiptarëve si një subjekt i painjorueshme. Rruga e rezistencës së maleve të Ahmetit nuk ishte rruga nacionalist-lufte, por paqeje. Është ende herët për të shkruar historinë e këtij shqiptari, ndër në të mirët. Ndryshimi rrënjësor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti afirmoi subjektivitetin toën ndërkombëtar. “, tha Rama.




Skip to toolbar