Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se ekzistojnë vetëm dy rrugë për të larguar kryeministrin Rama nga pushteti dhe njëra prej tyre, siç thotë vetë ai, është metoda bolshevike e largimit përmes atentatit.
Në një debat ku personat në panel po akuzonin PD për mungesë vizioni dhe alternativash për të rrëzuar Ramën dhe për të marrë pushtetin, ish ministri i drejtësisë, tha se janë dy rrugë për të rrëzuar qeverinë, por shtoi se PD synon të ndjekë rrugën demokratike.
Deklarata “bolshevike” e Alibeajt është bërë të martën në mbrëmje në Ora News.
“A biem dakord që rruga për ta rrëzuar këtë njeri është dy; o bolshevike me atentat, ose demokratike me zgjedhje.
Ne kërkojmë zgjedhje. Zgjedhje të lira, po nuk patëm këtë gjithë historia merr fund”, është shprehur Alibeaj.
Ish deputeti demokrat e sqaroi se PD synon ta largojë Ramën përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike./realstory.al